Erdogan kundërshton idenë e një shteti të vetëm të Qipros

20 Korrik 2024 | 14:03

Turqia vazhdon të kundërshtojë krijimin e një Federate të bashkuar Qipriote, ka thënë të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të ngjarjeve të organizuara për të kujtuar 50-vjetorin e pushtimin turk.

“Ne besojmë që zgjidhja me një federatë të vetme nuk është e mundshme në Qipro”, ka thënë lideri turk të shtunën, teksa ka vizituar zonën veriore të kontrolluar nga forcat turke në këtë ishull të ndarë.

Më 1974, qipriotët nacionalistë grekë dhe sistemi diktatorial i atëhershëm në Athinë, kanë dashur të bashkojnë Qipron me Greqinë, çka ka rezultuar me puç ushtarak në ishull.

Për të parandaluar një bashkim me Greqinë, Turqia ka intervenuar ushtarakisht. Prej atëherë, ishulli është i ndarë.

Presidenti qipriot grek, Nikos Christodoulidis, i ka hedhur poshtë thirrjet e homologut të tij qipriot turk, Ersin Tatar për një zgjidhje me dy shtete.

“Nuk do të diskutojmë zgjidhjen me dy shtete, në asnjë rrethanë”, ka thënë presidenti qipriot, Nikos Christodoulides, më herët gjatë javës.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë thirrje të shtunën për një Qipro të bashkuar.

Zgjidhja me dy shtete kundërshtohet edhe nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Synimi i OKB-së ka qenë gjithmonë për një lloj federate me qeveri qendrore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026