Mes vetmisë dhe pleqërisë, nënë Aneta: Kam kukulla që kujdesem prej 40 vitesh
Nënë Aneta nga Berati, e cila prej shume vitesh jeton në Fier pasi u martua, na tregon shtëpinë e saj “prej kukulle”. Asaj i pëlqen shumë të kujdeset për të, i pëlqejnë ngjyrat, orenditë me tepricë, por mbi të gjitha kukullat. Ato tashmë janë më shumë se 40-vjeçare dhe i bëjnë shoqëri nënë Anetës në vetminë e saj, që pas ndarjes së bashkëshortit nga jeta.
“Në kohën tonë nuk kishte kukulla. Loznim hapa dollapa dhe me patka. Këtë kukull e kam blerë në vitin 1965, punoja në paketim atëherë, te magazinat. Kishim afër magazinat dhe e bleva. Që në moshën 25-vjeçe kam blerë kukullën e parë”, tha ajo.
Nënë Aneta tha se shtëpia mund të jetë e ngarkuar me shumë gjëra, por asaj I pëlqen ashtu që të mos duket bosh.
“Janë shtëpi të vjetra, të paktën të jetë plaçka e re. Më thonë e ke të ngarkuar shumë shtëpinë, por mua më pëlqen kështu. Sa të jem unë gjallë, do t’i mbaj kështu, kur të vdes unë le të bëjnë ç’të duan fëmijët”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor