Aksident në Shkodër| 2 makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 2 pasagjere

21 Korrik 2024 | 16:13

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se si pasojë janë plagosur shtetaset me iniciale V.M 57-vjeçe dhe A.K 54-vjeçe, të cilat ishin pasagjere në dy automjetet.

Ato janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, automjeti me drejtues shtetasin Gj. M., 66 vjeç, ka përplasur automjetin  me drejtues shtetasin N. S., 69 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar shtetaset V. M., 57 vjeçe dhe A.K., 54 vjeçe (pasagjere) në dy automjetet, te cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026