Protestuan dhe bllokuan aksin Korçë-Pogradec, gjobiten fermerët në Maliq
22 Korrik 2024 |
12:00
Fermerë të fushës së Maliqit bllokuan këtë të hënë segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz.
Shkak i kësaj proteste u bënë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, ku disa prej tyre u shoqëruan në komisariat.
Burime bëjnë me dije se nga 3 fermerët e shoqëruar në komisariatin e Maliqit, vetëm njëri prej tyre është gjobitur me shume 100 mije lek te reja për kundërshtim të forcave të policisë.
23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë masë administrative për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër