Nancy Pelosi mbështet Kamala Harris si kandidaten demokrate për presidente
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris fitoi të hënën mbështetjen e njërës prej demokratëve më të njohur dhe më me përvojë.
Ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi, ish-Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një zë me ndikim i Partisë Demokratike, mbështeti të hënën emërimin zonjës Harris si kandidate për presidente të kësaj partie në përpjekje për të zëvendësuar Presidentin Biden, cili u largua të dielën nga gara për një mandat të dytë.
Zonja Pelosi, e cila vazhdon të jetë zë me ndikim që kur përfundoi mandatin e saj si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2022, luajti një rol thelbësor për ta bindur zotin Biden që të tërhiqet nga fushata për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes së tij mendore dhe aftësisë për ta mundur kandidatin republikan Donald Trump apo për të shërbyer në pozitën e presidentit për katër vitet e ardhshme.
“Me dashuri dhe mirënjohje, përgëzoj Presidentin Biden për besimin që ka pasur gjithmonë tek mundësitë që ofron Amerika dhe që u jep njerëzve shansin për të përmbushur potencialin e tyre”,deklaroi zonja Pelosi, 84 vjeçe, në një deklaratë.“Duhet të bashkohemi, të ecim përpara me vendosmëri për ta mposhtur Donald Trumpin dhe me entuziazëm ta zgjedhim Kamala Harris Presidente të Shteteve të Bashkuara.”
Pothuaj se të gjithë demokratët me ndikim, të cilët janë konsideruar si rivalë të mundshëm të zonjës Harris kanë ofruar përkrahjen e tyre për të, përfshirë guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer, të Kalifornisë Gavin Newsom dhe Andy Beshear nga Kentaki.
Zonja Harris, 59 vjeçe, falenderoi zotin Biden për kontributin e tij të hënën në fjalimin e saj të parë që kur ai u dha fund përpjekjeve për t’u rizgjedhur dhe i dha asaj mbështetjen për të qenë pasardhësja e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve