Ish-kreu i KQZ|Lufta zgjedhore bëhet nëse hapet lista, ose ua fal mandatin kryetari
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka analizuar në Euronews Now me Erla Mëhillin praktikën që pritet të ndiqet në zgjedhjet e ardhshme me listat zgjedhore.
Ku sipas Kumes metoda ideale që të ketë garë të vërtetë mes kandidatëve do të jetë që listat të jenë të hapura, me qëllim që fitues të jetë deputeti që ka numrin më të madh të votave, pavarësisht renditjes në listë.
“Në qoftë se krahas partisë apo lidershipi të saj që ka të drejtën kushtetuese për të përcaktuar listën e kandidatëve, në vendimin përfundimtar duhet që secili nga këta kandidatë të marrë mandatin nëse ka votat. Lista duhet të jetë me 30 veta. Nëse 1\3 e listës mbahet e mbyllur për ata kandidatë në këtë pjesë nuk do të votojë njeri.”-tha ai.
Pra në logjikën e tij, ish-kreu i KQZ e cilësoi garën e vërtetë, vetëm atë që do bëhet mes kandidatëve të cilët ndodhen në 2\3 e listës së hapur. Kurse deputetët e pjesës së mbyllur të listës, pra ata që i takojnë 1\3 –ës së listës, nuk do të votohen sipas tij, sepse janë thjeshtë kandidatët e përzgjedhur të kryetarit të partisë.
“Për pasojë do kemi në të gjithë vendin diku tek 21-22 deputetë të Partisë Socialiste, që do vijnë nga votat parapëlqyese. Dhe do shkojnë 11-12 nga Partia Demokratike. Pra të respektosh atë që thotë Kushtetuta në ligj, ku kërkon jo më pak se dy të tretat në krahasim me 10.000 vota është shumë më mirë.” -përfundoi Kume.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë