“Jemi drejt 1 tjetër kasaphane”, gazetari: PD të refuzojë asgjësimin e koalicioneve

23 Korrik 2024 | 22:27

Gazetari Bledar Koka tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se zgjedhjet në Shqipëri rrezikojnë të shkojnë drejt një tjetër kasaphane.

Ai tha se Partia Demokratike nuk duhet të dalë nga komisioni Zgjedhor pa zhbërë fillimisht nenin të cilin ai e cilësoi antidemokratik që eliminon koalicionet.

“Ne duhet të flasim e të analizojmë situatën në vendin ku jetojmë e me problematikat që ka, me dramat që na raporton jo opozita, por raportet e OSBE. Pyetja që kam për opozitën është çfarë po bën në tryezë me Damian Gjiknurin, ai është i njëjti që bëri “tërmet” në Dibër, është i njëjti që bëri marrëveshjen.

Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin, por zgjedh dhe imponon kërkesat që ke për kundërshtarin. Nëse Parti Demokratike del nga reforma zgjedhore pa zhbërë nenin anti-demokratik që asgjëson koalicionet në Shqipëri ne po shkojmë drejt një kasaphane tjetër. Koalicionet janë të rëndësishme”,-tha Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026