Negociatat për Reformën Zgjedhore: Pikat ku nuk bien dakord PS dhe PD

24 Korrik 2024 | 14:44

Negociatat për Kodin e Ri Zgjedhor do të vijojnë mes dy forcave kryesore politike PD dhe PS edhe në orët në vijim.

Burime bëjnë me dije se dy palët kanë arritur dakordësinë në lidhje me votën e emigrantëve, ndërkohë që nuk ka ende një akord në lidhje me herësin.

Mësohet se PS ka hequr dorë nga herësi i propozuar, prej 7 mijë.

Pritet që në mbledhjen e orës 16:00 të negociohet se sa do të jetë e mbyllur lista.

PS ka propozuar të mbyllur 1/3 e listës totale.

Në një prononcim për media pas mbledhjes së grupit, Gazment Bardhi, deklaroi se PD do të kërkojë në tryezë hapjen 100% të listës.

Nëse kjo nuk do të pranohet sipas tij, atëherë grupi i PD do të bëjë kërkesë që hapja e listës të jetë sa më e madhe.

Burime bëjnë me dije se demokratët pritet të propozojnë të mbyllur 1/4 e listës totale

“Propozimi dhe qëndrimi i kolegëve tanë kanë qenë që listat të jenë të hapura. Propozimi i ardhur zyrtarisht në Kuvend nga PS vijon të mbajë të njëjtën situatë që janë 100% të mbyllura dhe vetëm në rastet kur thyhet herësi. Pra kanë bërë vetëm një zbritje të herësit nga 10 mijë në 7 mijë. Ky version i tyre i mban listat 100% të mbyllura. Nga kjo formulë, duke iu referuar zgjedhjeve të shkuara do prekeshin 3 ose 4 kandidatë për deputetë.

Propozimi jonë ka qenë që të eksplorojmë në maksimum hapjen e listave dhe për këtë kërkohet një shumicë e cilësuar në Kuvend dhe duhet të arrijmë një konsensus”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhentë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre...
20:35 | 17/06/2026

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës

Edhe këtë të mërkurë vijon protesta e qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mërkurë...
20:19 | 17/06/2026

‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pamje të veçanta janë parë këtë mërkurë gjatë marshimit të qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë. Protestës i janë bashkuar edhe flamingot të cilat janë...
20:06 | 17/06/2026