Shefi i Hetimeve të FBI: Do lëviz çdo gur për rastin e sulmit ndaj Trumpit
Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray, ka thënë para një paneli të Kongresit amerikan se agjencia nuk do të lë “asnjë gur pa lëvizur”, për të kuptuar se si dështuan zyrtarët për të ndalur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Wray ka dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve për t’iu përgjigjur pyetjeve për të shtënat dhe rreth hetimeve të FBI-së për sulmuesin e dyshuar, 20-vjeçarin, Thomas Crooks.
“E kam thënë disa herë që jemi duke jetuar në një mjedis me kërcënim në rritje. Është tragjike që atentati është një tjetër shembull”, tha zyrtari i FBI.
“Ne nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur. Sulmuesi mund të jetë vrarë, mirëpo hetimet e FBI-së janë duke vazhduar”.
Përveç plagës së Trumpit, një pjesëmarrës në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Crooks është vrarë prej zyrtarëve për zbatim të ligjit. Motivi i sulmit nuk dihet ende.
Kimberly Cheatle ka dhënë dorëheqje të martën nga pozita e shefes së Shërbimit Sekret, pas thirrjeve në rritje për t’u larguar nga ajo pozitë, për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin.
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
- 14:34 Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao