Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi: Vota e emigrantëve, sukses i madh për PD
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në një konferencë për mediat se reforma zgjedhore nuk u zhvillua pasi sipas tij atë e bllokoi kryeministri Rama.
Megjithatë Bylykbashi tha se në këtë marrëveshje, Partia Demokratike arriti një sukses të madh me votën e emigrantëve. Ai shpjegoi se vota e emigrantëve do të njihet njësoj e barabartë me votën e shqiptarëve në Shqipëri e do të numërohet në qarkun nga ata janë larguar.
“E para që duhet të them është se opozita me në krye partinë demokratike, arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e gjithë shqiptarëve që të votojnë nga jashtë Shqipërisë. Propozimi i Partisë Demokratike e i opozitës ishte shumë më i gjerë se propozimi i Partisë Socialiste, e cila e reduktonte votën te emigrantët e ligjshëm duke përjashtuar dhjetëra, qindra mijë shqiptarë që janë larguar dhe ende nuk kanë një regjistrim të ligjshëm.
Kjo do krijonte dy kategori zgjedhës shqiptar që janë të ligjshëm dhe ata që anë të paligjshëm. çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të votojë. Zgjidhja jonë mundëson që jo vetëm emigrantët por kushdo tjetër që për arsye të ndryshme ndodhet jashtë shtetit të regjistrohet nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me mënyrë të thjeshtë regjistrimi, të regjistrohet e të shprehë votën në mënyrë të lirë. Kemi garantuar gjithashtu se vota e tyre do jetë e barabartë e do llogaritet në qarkun nga ata janë larguar. Ky është një sukses i madh”,-tha Bylykbashi.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje