Rihapet muzeu etnografik i Krujës, digjitalizim dhe ekspozita të reja

25 Korrik 2024 | 16:38

Muzeu Etnografik i Krujës, monument kulture i kategorisë së parë , është rihapur për publikun pas përfundimit të restaurimit pas dëmtimeve të tërmetit të 2019-ës.

Ky sit mjaft i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore është rikonceptuar tërësisht, duke u bërë më i kuptueshëm dhe aksesueshëm, ndërsa përdorimi i multimedias është një risi.

 Në muze ka një dhomë virtuale veshjesh, udhërrëfyes audio ose tableta që shfaqin riprodhimin vizual të zanateve ose projeksione video mbi punimin e qeramikës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se Qendra Muzeore Krujë, ku përfshihet Muzeu i Gjergj Kastriotit dhe Muzeu Etnografik, është vizituar në 75 mijë, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023-shit.

Kurse Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha se po aq i rëndësishëm sa restaurimi i siteve kulturore, është edhe përçimi i kësaj trashëgimie tek të rinjtë.

“Sot është vërtetë një ditë shumë e rëndësishme. Një gur i rëndësishëm kilometrik në programin e BE për kulturën që ne e lançuam pas tërmetit të vitit 2019. Ne kemi rinovuar 14 site të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që punimet vazhdojnë në 9 site të tjera” –deklaroi ai.

Muzeu Etnografik i ndodhur brenda Kalasë së Krujës, dikur ka shërbyer si rezidencë e familjes së shquar osmane, Toptani.

Është ndërtuar në vitin 1764 dhe është një vend i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore për të kuptuar kulturën e pasur të Shqipërisë, zakonet dhe traditat.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026