U largua nga Grupi i PD, deputetja Flutura Açka zbulon arsyet e këtij vendimi

25 Korrik 2024 | 16:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, është larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Komentet Açka i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se kanë qenë disa faktorë që e kanë çuar atë drejt marrjes së këtij vendimi.

Açka tha se largimi i saj nga PD erdhi pasi ajo kuptoi se nuk ka shanse më që opozita të reformohet, marrë shkas edhe nga mbyllja sipas saj e listave zgjedhore.

“Në fakt ka qenë një mendim i menduar gjatë, i pjekur. Ndoshta zhvillimet e mbrëmshme në Komisionin e Ligjeve. E gjithë ajo çfarë ndodhi, mënyra brutale e mbylljes së listave.

Premisat tona për të hapur pak Parlamentin, për të hapur mundësinë e zgjedhjes, për t’i dhënë shanc shqiptarëve, ai vendimi i djeshëm në Komisionin e Ligjeve më bëri të kuptojë që nuk ka shance të reformohet kjo opozitë. Unë nuk mund të bëj sikur vetëm se duhet të jem në listën e deputetëve të vitit 2025. Kjo bëri që unë të merrja vendim për ndarjen politike nga grupi parlamentar, por jo nga opozita.

Do të mbetem opozitare, por tani në një pozicion tjetër nuk ka më luftëra dhe beteja mes nesh që e kanë shpartalluar opozitën, por tani kam vetëm një kundërshtar dhe ai është kundërshtari jonë politik që kam përballë”, tha Açka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026