Pse ngordhën 8 mijë dele e dhi në Greqi? Gazetari: Nga mund të ketë ardhur infektimi

26 Korrik 2024 | 09:02

Ditët e fundit është raportuar në mediat greke se rreth 8 mijë dele e dhi kanë ngordhur pas infektimit me një sëmundje.

Gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri, ka thënë në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews se kjo shifër fatkeqësisht është shumë më e lartë se 8 mijë.

Guri tha se tre vendet e mundshme nga mund të ketë ardhur ky infektim janë Turqia, Holanda dhe Maqedonia e Veriut.

Ai shtoi gjithashtu se ka një denoncim (për të cilin po hetohet) se ditën e djeshme, autoritetet në nxitim për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, kanë groposur të gjalla rreth 350 kokë dele.

“Situata është shumë shqetësuese, alarmante. Autoritetet janë në lëvizje, po hetojnë rastin për të identifikuar origjinën nga ka ardhur, pasi janë 3 vendet më të mundshme nga ka ardhur ky infektim. Turqia është vendi i parë.

Edhe pse nuk thuhet, por sipas gjasave është Turqia sepse ka një rritje të raporteve tregtare me këtë vend dhe është më afër, më lehtë tregtimi i gjësë së gjallë. Nga Holanda dhe nga Maqedonia e Veriut. Fatkeqësisht janë shumë më tepër se 8 mijë kafshë të cilat janë marrë në dorëzim apo janë groposur nga autoritetet.

Ditën e djeshme ka patur një denoncim ku autoritetet në nxitim e sipër për të arritur kohën që të mos ketë një përhapje më të madhe, është bërë një denoncim ku janë groposur 350 kokë dele të gjalla dhe kjo ka shkaktuar edhe më shumë shqetësim në Greqi”, tha Guri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024