“Bylykbashi po më zhgënjen!” Akademiku Fuga: Rrezikohet vota e emigrantëve
Akademiku Artan Fuga tha në një intervistë për Euronews Albania se ndihet i zhgënjyer nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Ai tha se nuk është kundër votës së emigrantëve të cilën Bylykbashi po e prezanton si “trofeun” e opozitës në Reformën Zgjedhore, por sipas tij duhet menduar më mirë se si do të ngrihet sistemi për të kontrolluar këto vota në mënyrë që ato të vlerësohen si të barabarta.
“Zoti Bylykbashi ka disa ditë që më zhgënjen në mënyrën më të rëndë të mundshme, në gjykimin që unë kam pasur për përgatitjen e tij në planin intelektual dhe kulturor për të mos thënë në pozicionet e veta politike.
Unë nuk gjykoj as si elektorat i PD-së dhe as si anëtar i saj, unë jam intelektual që opozita më intereson, pasi pa një opozitë të fortë as nuk bëhet fjalë të kemi as shkencë, as mjekësi, asgjë, po degradojë politika, degradon çdo gjë. Bylykbashi ka shumë besim te vetja e vetë e fletë gjëra të cilat janë pa asnjë lidhje dhe legjimitet juridiko-filozofik. E para çdo qytetar ka të drejtën kushtetuese të votimit të zgjedhë e të zgjidhet, por Kushtetuta nuk thotë se duhet të shkojë kutia pas çdo personi.
Unë jam për votën e emigrantëve, por nuk është ky problemi. Sipas zotit Bylykbashi, një emigrantë mund të votojë me një buletin vote të hedhur, mirëpo e drejta në Kushtetutë është për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Kjo është gjëja e parë që duhet të mendohet. E dyta në procesin e votimit ne themi se nuk mund të votosh nga dhoma e gjumit e nga krevati, por duhet të shkosh në një qendër votimi ku ka një komision votimi, sepse kjo e siguron të drejtën e votës që të jetë e barabartë sipas ligjit. Nëse një person voton nga Kanadaja, kush do e kontrollojë këtë votë, nëse e ka hedhur vetë personi, nëse e ka shitur, nëse voton me të tjerë. Çështja tjetër është posta, mua më vjen për të qeshur, se imagjinoni që DHL-ja ti shkojë shqiptarëve nga prapa e të mbledhë votat e tyre”,-tha Fuga.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta