Rama sulmon opozitën në Kongres: PD është kthyer në një çisternë të ndryshkur helmi
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së.
Kryesisht sulmi i Ramës ishte i përqëndruar te kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin tha se e ka marrë peng Shqipërinë.
Rama shtoi se Berisha çorodit jetën politike çdo ditë dhe helmon turmat e qytetarëve.
Sipas tij, ish-kryeministri e ka kthyer PD-në në një çisternë të ndryshkuar që nuk i bën më punë askujt.
“Opozita e ka kthyer Parlamentin ne shembëlltyrën me ç’edukuese dhe acaruese për nervat e kujdo. Ne mund të kemi plot arsye dhe mund të gjejmë dhe më shume justifkime, dukë thënë nuk është faji jonë. Por ne sidoqoftë nuk jemi të pafajshëm.
Dihet që burimi është tjetër kush, i njëjtë që doli nga shpellat e trishta të historisë, i njëjtë që e mori peng sa mundi Shqipërinë përmes duarve të mbrapshta.
I njëjti që mori peng Shqipërinë sapo ajo u vetëshpall shtet në 1912 e që tanimë e ka katandisur PD në një çisternë të ndryshkur helmi që si bën më punë as dreqit.
I njëjti që çorodit jetën politike çdo ditë, që helmon turmën e tij të tkurrur si një sy i verbuar nga drita.
Faji ynë është se jo vetëm se nuk kemi bërë dallimin me bartësin e konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur për ta bërë të qartë për të gjithë këtë dallim të domosdoshëm”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn
SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë
U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn
- 21:37 Meloni kundër ndalimit të rrjeteve sociale për adoleshentët: Kufizimet anashkalohen lehtë
- 21:27 Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 21:14 Rrëzohet një avion privat në Teksas, një person humb jetën. Momenti kur shpëtohen 5 pasagjerët e tjerë (VIDEO)
- 20:46 BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
- 20:37 Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare Gjergji Lala
- 20:35 “Ndaloni ekocidin”, dhitë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)