Peleshi flet pas largjmit nga Mbrojtja: Pas Ramës jam ministri më i vjetër në qeveri
Niko Peleshi është një nga ministrat i cili nuk do të qëndrojë më në postin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në Kongresin e Partisë Socialiste të zhvilluar këtë të diel, kryeministri Rama ka njoftuar se Peleshi do të zëvendësohet nga Pirro Vengu.
Vetë Niko Peleshi ka folur para kamerave pas shkarkimit të tij. Ai tha se pas kryeministrit Edi Rama është figura më e vjetër në PS, ndërsa shprehu se i mirëpret ndryshimet.
“Ky ishte një kongres i rëndësishëm dhe priteshin nisma të rëndësishme. nuk ëhstë vetëm largimi im apo i kolegëve të mi mesazhi i këtij Kongresi. Kryemninistri Rama në këtë rast ka dhënë mesazhe shumë të forta e ka artikuluar ambicie shumë të mëdha e sfiduese për Shqipërinë e vitit 2030. Nuk e kam ditur që do më largonte. Nuk ka nevojë për konsultime me mua për detyrat që merren sepse jemi 100% në këtë betejë”,-tha Peleshi.
I pyetur se përse kryeministri Rama e largoi nga pozicioni i Ministrisë së Mbrojtjes, Peleshi u përgjigj:
“Unë jam, pas zotit Rama ministri më i vjetër në qeveri. Jam nga viti 2013, kështu që do të ishte shumë naive nga ana ime që në momentin që marrim detyrë tjetër të kisha ndonjë emocion negativ. Nuk e quaj as keqardhje. Kam natyrën të shikoj përpara”,-tha Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut