Shkelën perimetrin dhe s’kishin dokumente, bllokohen 29 mjete lundruese në jug

28 Korrik 2024 | 16:20

29 automjete janë bllokuar nga policia Kufitare vetëm në një javë.

11 prej këtyre mjeteve u bllokuan për shkak të se shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa automjetet e tjera për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

  • Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 29 mjete lundruese.
  • Mjetet e bllokuara: 17 jet ski, 10 skafe dhe 2 gomone.
  • 21 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
  • 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
  • 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
  • 11 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.
  • Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
  • Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 13 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, në shumicën e rasteve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo duke mos u kthyer dot në breg për shkak të dallgëve.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026