Tenis| Djokoviç avancon më tej, serbi mposhti Nadal në fazën e 1/16

29 Korrik 2024 | 16:23

Një set i parë i fituar lehtësisht dhe i dyti u luftua më tepër nga ana e Nadal, por pa rezultat në fund, Novak Djokoviç ka avancuar në 1/8 e lojërave olimpike.

Tenisti serb zhvilloi një performancë të jashtëzakonshme duke konfirmuar formën e mirë që po kalon, me Nadal që pavarësisht përpjekjeve të vazhduara këtë sezon, e pati të pamundur të ishte në 100% e tij, duke prere kështu shpresat për të siguruar një medalje në lojërat olimpike.

Këtë të hënë u zhvillua dueli mes dy yjeve të tenisit botëror, që me gjasa është dhe përplasja e fundit mes tyre në këtë nivel. Seti i parë u dominua plotësisht nga Djokovic, që arriti të triumfojë në shifrat 6-1. Në të dytin, spanjolli 38-vjecar arriti të rikuperojë avantazhin deri në 4-4, por 2 raundet e fundit ishin vendimtare, me Djokovic që vulosi 6-4 dhe në total 2-0 me sete, duke kaluar më tej pa shumë mundim.

Nadal nuk ishte me performancën e tij më të mirë, madje është tërhequr nga disa aktivitete tenisi përgjatë vitit, ndërsa aktualisht renditet i 161-ti në boti, në anën tjetër serbi 37-vjecar i 2-ti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026