Përkujtohet shkrimtari Arshi Pipa, mendimtari i përndjekur nga regjimi komunsit

29 Korrik 2024 | 17:40

“Unë mund të heq dorë nga gjithçka, po jo nga mendimi”, kështu do të shprehej mendimtari, gjuhëtari dhe publicisti Arshi Pipa, për të cilin u organizua këtë të hënë një aktivitet kushtuar 104 vjetorit të lindjes së tij.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, vlerësoi kontributin e Pipës në letrat shqipe si një studiues të rëndësishëm të historisë sonë letrare.

I nipi, Plator Kalakula u shpreh për Pipën se ishte një njeri i thjeshtë.

 “Ajo që më ka bërë përshtypje është se si ky njeri që jetoi në SHBA,  kishte një vëmendje të patjetërsueshme për atdheun e vet. Kishte një patriotizëm të tejskajshëm, pavarësisht torturave” –thotw nipi i shkrimtarit.

Po ashtu u prezantua libri “Kur Sigurimi merrej me shkencë”, një botim 4 vjeçar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gentjana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit tha mes tjerash se dosja e përndjekjes së Pipës është ndër më voluminozet e së shpejti do të jetë pjesë e një aktiviteti të hapur.

Arshi Pipa ka qenë arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog shqiptar.

I përndjekur nga regjimi komunist, u arratis dhe pasi u vendos në Shtetet e Bashkuara u bë një nga intelektualët më të rëndësishëm të diasporës shqiptare.

Arshi Pipa vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes nga viti 1948, ndërsa shkroi librin me poezi “Libri i Burgut”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026