GJKKO i shuan masën e sigurimit Rajmonda Balilajt, ish-Kryebashkiakes së Patosit
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, për shuarjen e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj.
Ndaj Balilaj ishte vendosur në vitin 2024 masa e sigurisë ‘pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik’.
Ndërkohë SPAK, njoftoi më 20 maj përfundimin e hetimeve ndaj Balilajt, zëvendëses së saj, Anisa Petani, sekretarit të përgjithshëm në atë kohë, Shkëlqim Beqiraj, si dhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë të akuzuar për paracaktimin e fituesve në dy tendera.
Kujtojmë se Balilaj drejtoi Bashkinë e Patosit për periudhën 2011-2023 dhe më pas emërua në pozicionin e Prefektes së Qarkut Fier, funksion nga i cili u pezullua me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në muajin mars.
Njoftimi:
- Kërkuesja Rajmonda Balilaj më datë 26.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit të caktuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr.30 datë 21.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe heqjen e menjëhershme të saj”, baza ligjore neni 262/2 dhe 267/2 i K.Pr.Penale.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela me vendimin Nr.466, datë 29.07.2024, vendosi:
- Pranimin e kërkesës.
- Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.
Tiranë, më datë 29.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik