Akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve, AMP arreston ish-oficerin në Berat
Ish- oficeri i policisë gjyqësore L.F. është arrestuar këtë të martë pasi akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.
Ndaj 46-vjeçarit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Nga hetimet disa mujore të SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.
Njoftimi
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West