Ekipet shqiptare në Champions: Ballkani triumf me përmbysje, në mbrëmje luan Egnatia
Ballkani e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme aventurën në ligën e kampionëve, duke marrë një fitore me vlerë që në nisje, ndaj Santa Coloma. Të besuarit e Ilir Dajës ishin superior ndaj kundërshtarit, i cili arriti të gjente golin i pari duke zhbllokuar duelin. El Ghazoui e ndali topin në rrjetë, pas një devijimi në zonë, ndërsa u bë e pakapshme për portierin Kolici.
Emërllahu riktheu ekuilibrat me një 11 metërsh brenda 45 minutave të para, ndërsa në fraksionin e dytë Karrica vulosi fitoren 1-2, e cila i jep përparësi ekipit nga Suhareka para sfidës së kthimit. Skuadra tjetër shqiptare e Malit të Zi, Decic e nisi me humbje, duke u mposhtur në shifrat 3-0 nga TNS. Uellsianët shënuan 3 herë në pjesën e parë, duke mos i lënë asgjë rastësisë, e vrarë shpresat e kundërshtarit.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure në fushë zbret Egnatia, kampionia e Shqipërisë. Rrogozhinasit përballen me ekipin më të mirë boshnjak që sezonin e fundit fitoi titullin në kampionatin vendës, ndërkohë që pësoi vetëm 3 humbje në 33 duele. Trajneri Edlir Tetova e ka gati formacionin, ndërsa pritet rezultat pozitiv.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve