Wisner mbyll mandatin në Shqipëri, takim lamtumire me Presidentin Begaj

30 Korrik 2024 | 11:37

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në në takim të fundit të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë,  David Wisner.

Bëhet me dije se Wisner ka mbyllur mandatin e tij në Shqipëri, si i Ngarkuari me Punë i Amabsadaës Amerikane.

Presidenca bën me dijes përmes një komunikate zyrtare se kreu i shtetit shprehu në takim mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë. Gjithashtu Begaj tha se është krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

“Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që z. Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.

Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje.

Presidenti i uroi z. Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë

Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e sotme në zonën e prapme të Karaburunit, në një terren të vështirë dhe të thepisur. Pas njoftimit të...
08:42 | 19/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar...
08:01 | 19/07/2026

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026