Zjarri në Shëngjin|Zyrtari i bashkisë: Shpërthejnë fishekë, ka qenë zonë ushtarake
Zëvendëskryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku ka folur në një lidhje të drejtpërdrejt me Euronews Albania sa i përket përshkallëzimit të flakëve në zonën e Shëngjinit.
Sipas informacioneve, rezulton se kjo zonë ka qenë në pronëi të ushtrisë dhe për pasojë gjatë ditës ka pasur shpërthime, të cilat sipas zëvendës-kryetarit të bashkisë vijnë nga kontakti i flakëve me fishekë të përmasave të vogla që gjenden në këtë zonë.
“Kjo ka qenë një zonë ushtarake. Në gjykimin e ekspertëve bëhet fjalëpër fishekë të vegjël të një karakteri jo shumë të rrezikshëm , por duke qenë se ka qenë një zonë ushtarake asnjëherë nuk mund të flitet me një siguri shumë të plotë.” –tha zëvendës-kryetari i bashkisë.
Në fjalën e tij, Frroku tha se po bëhet ç’është e mundur për shuarjen e flakëve, shumë turistë janë evakuar dhe pritet të vijnë mjete ndihmëse nga vende të tjera që do ndihmojnë në shuarjen e flakëve.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk