Vuçiç uron Maduron për fitoren në zgjedhje: Faleminderit për mosnjohjen e Kosovës

30 Korrik 2024 | 17:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka uruar të martën Nicolas Maduron për fitoren e kontestuar në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë.

Në një deklaratë, Vuçiç tha se “kohët në të cilat jetojmë janë të vështira”, dhe falënderoi Maduro që nuk e ka njohur Kosovën.

Maduro shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të së dielës, por opozita në Venezuelë pretendon se zgjedhjet ishin vjedhur. Opozita është duke mbajtur protesta të mëdha, gjatë të cilave policia është paleshur me demonstruesit.

Derisa një numër vendesh nga e gjithë bota dhe nga Amerika e Jugut u bënë thirrje autoriteteve venezuelase që ta tregojnë në mënyrë transparente rezultatin e votimit, duke shprehur dyshime për besueshmërinë e rezultatit zyrtar, Maduro u urua, ndër të tjera, nga Kina, Rusia dhe Kuba.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha më 29 korrik se Shtetet e Bashkuara janë “seriozisht të shqetësuara që rezultati i shpallur i zgjedhjeve nuk pasqyron vullnetin, ose votat e popullit venezuelas”.

Blinken u bëri thirrje autoriteteve zgjedhore të publikojnë rezultatet e detajuara të zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se është e rëndësishme të “sigurohet transparencë e plotë në procesin zgjedhor, duke përfshirë një numërim të detajuar të votave dhe qasje në të dhënat e votimit në qendrat e votimit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026