Zjarri| Ministrat Balla e Manja në Shëngjin: Jemi në kontakt me KFOR, çfarë dyshojmë

30 Korrik 2024 | 20:23

Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë shkuar në Shëngjin ku po shohin nga afër situatën e zjarreve.

Gjatë fjalës së tij për media, Balla tha se zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka ardhur edhe qeveria italiane përmes dy helikopterëve.

Sipas Ballës, ministri i Mbrojtjes është në kontakt edhe me KFOR, për përdorimin e mjeteve të tyre ajrore për shuarjen e flakëve.

Ai shtoi gjithashtu se dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme dhe do të punohet për kapjen e autorit.

“Kanë punuar prej dje pasdite dhe sot gjithë ditën forcat zjarrëfikëse jo vetëm të qarkut Lezhë për shuarjen e flakëve. Përmasat e këtij zjarri janë shumë të mëdha. Na kanë ardhur në ndihmë edhe qeveria italiane, pas një komunikimi që ka pasur kryeministri me homologen Meloni. Jemi në kontakt edhe me mekanizmin europian, ku presim forca të tjera mbështetëse edhe nga ajri.

Unë kam pasur komunikim edhe me ministrin slloven sepse ata kanë kapacitetet që përmes mekanizmit të mbështesin. Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR. Sipas informacioneve nga Policia këtu kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme dhe do të punojmë për gjetjen e autorit”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026