“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

31 Korrik 2024 | 08:23

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si një vatër e vogël që prej 4 ditësh.

Ai tha se në 18 vite që ushtron profesionin e tij si gazetar në Lezhë nuk kishte parë kurrë një zjarr të tillë i cili ka sjellë miliona euro dëme.

“Prej 18 vitesh që ushtroj profesionin e gazetarit në Lezhë nuk më ka rastisur të raportojë një ngjarje më të rëndë lidhur me zjarrin se sa ditën e djeshme.

Ka qenë një situatë shumë e rrezikshme me shumë pasoja, me dëme me miliona euro dhe çdo gjë nisi si një vatër e vogël zjarri pasditen e të shtunës. Po të menaxhohej si duhej, nuk do të sillte katastrofën që solli ditën e djeshme. Ka 4-5 ditë që zjarri po vazhdon”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024

Qëlloi me shuplakë një fëmijë, gazetari: Ja si u komentua në Turqi gjesti i Erdogan

Gazetari Sokol Brahaj tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se gjesti i presidentit Turk, i cili i dha një shuplakë një fëmijë ndërkohë që...
09:19 | 30/07/2024