KLP emëron Anita Jellën si prokurore në SPAK
Anita Jella është prokurorja më e re e SPAK. Emërimi i saj u bë gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure të KLP, me 8 vota pro, duke marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
Jella u emërua si prokurore e strukurës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Vendimi i KLP erdhi pas verifikimit që ka bërë SPAK, i cili raportin e ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të prokurorisë.
“Jella i plotëson kushtet për të ushtruar detyrën në SPAK”, thueht në raport.
Ajo ka kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe verifikimit të pastërtisë së figurës.
Anita Jella s’ka pengesë ligjore për t’u ngritur në detyrë.
Kujtojmë se KLP emëroi gjithashtu prokurorin Bledar Maksuti, si prokuror të strukurës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Gjithashtu në mbledhjen e KLP u pezullua nga detyre drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua pas operacionit të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut