Shabani për dosjet e nxehta të politikës: Duhet t’i detyrojnë të bëjnë punë publike
Kreu i nismës”Thurrje”, Endri Shabani ka komentuar në emisionin Euronews Now me Erla Mëhillin dosjet e bujshme që Prokuroria e Posaçme ka hapur ndaj një grupi politikanësh.
Në fjalën e tij, Shabani tha se edhe nëse ndaj këtyre politikanëve merren masa, së pari duhet që t’ju sekuestrohet pasuria në saj të korrupsionit që kanë kryer, por nga ana tjetër duhet që këta njerëz të jetojnë në po të njëjtat kushte me qytetarët shqiptar.
Sipas kreut të nismës “Thurrje” , kjo bëhet jo vetëm për të shmangur barrën e rëndesës për taksapaguesit ndaj mbajtjes në burg të këtyre personave, por edhe një lloj shpagimi për padrejtësitë e bëra në 34 vite.
“Këta njerëz që e kanë vjedhur vendin dënimi për ata të jetë që përveçse ti sekuestrosh pasurinë, t’i detyrosh që të bëjnë punë publike. Pra të vuajnë jetën e votuesve, që po e vuajnë për 34 vjet. Pjesa e burgut jep një lloj shpagimi. Shumë nga këta vjedhin, pasojat janë që vendi s’ka më ilaçe, njerëzit po largohen, nuk jetojnë në kushtet e duhura. Ne i paguajmë 10 mijë euro nëse shkojnë në burg, por do doja që të jetonin jetën e votuesve të vetë.” -tha Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave