Thethi, vendi i freksisë për turistët! Problem mungesa e fuqisë punëtore
Alpet vijojnë të jenë të preferuarat e turistëve në veri të vendit dhe padyshim Thethi është pika tyre kryesore e referimit.
Me një dominancë të theksuar të turistëve të huaj, Thethi vijon të ketë një performancë të mirë vizitorësh ndonëse vihet re një rënie e lehtë e turistëve vendas gjatë muajit korrik.
“Është hera parë këtu dhe çdo gjë më duket shumë e bukur. Dëgjova për herë të parë për Shqipërinë në Detroi, ku jetojnë shumë shqiptarë . Ata më treguan për këtë vend dhe në fakt po më pëlqen shumë . Pamja është shumë e bukur dhe çdo gjë tjetër . Padyshim është një vend që do ua sugjeroj shumë miqve të mi”, tha turisti.
Mungesa fuqisë punetore ka bërë që bujtinat në Theth të marrin dhe punonjës dhe nga qytetet e tjera.
Euronews Albania bisedoi me Gjonin, një i ri nga Korça i cili këtë sezon veror u vendos në Theth për të punuar.
Eksperiencën e cilëson shumë pozitive ndërsa thotë se në fillim pati vështirësi për gjuhën ndërsa ka pasur dhe klientë që janë habitur me theksin e tij korçar.
Thethi këtë vit ka pasur risi sa i takon turizmit malor duke ndërtuar Zip Line nder më të mëdhenjtë në ballkan i cili ka tërhequr kureshtjen e shumë vizitorëve .
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje