Turistët Low-Cost në Sarandë. Operatorët: Shpenzojnë më shumë në supermarkete e bare
Bizneset turistike në Sarandë ankohen për më pak vizitorë këtë vit.
Drejtuesit e restoranteve në qytetin bregdetar thonë se ka një ulje të klientelës më te paktën 20 % në krahasim me një vit më parë.
Armando Magllara, operator turistik, pohon se do ketë vetë turistët janë më të rinjë në moshë, dhe priren të shpenzojnë më shumë në supermarkete dhe bare.
“Nëse do të bëjm krahasimin me vitin e shkuar ka pak rënie , jo shumë do të thoja rreth 20%. Ka një ndryshim të strukturës së turizmit pushuesit që kanë ardhur këtë vit janë më shumë pushues që zgjedhin supermarketet , janë njerëz që zgjedhin baret, konsumojn edhe restorantet por dicka më pak. ” –thotë operatori turistik.
Edhe vetë turistët e rinj tregohen më entuziast për lokalet e natës, duke shmangur frekuentimin e restoranteve cdo ditë.
“Jam Frida 22 vjeç nga Suedia , erdhëm nga Korfuzi do të shkojm në shtëpi të bëhemi gati dhe pastaj do të shkojm me ndonjë bar se duken shumë qejf. Po, provuam dje të shkonim në një restorant ishte shumë murë, ushqimi, shërbimi , specat e mbushura mbeten ushqimi im i preferuar nga shqiperia.” –thotë një turiste.
Për të rinjtë me buxhete më të reduktuara, restorantet nuk janë zgjedhja e parë, ndërsa në qytetin bregdetar restorantet janë me sytë nga pushuesit italian. Këta të fundit shpenzojnë para për të konsumuar vakte të mira, dhe në gusht është kthyer në traditë që të dominoj turisti italian.
Turistët “low cost” kanë dominuar muajit qershor e korrik në Sarandë, duke vendosur në pozita industrinë e turizmit, e cila shpreson për pushues italian në nivelet e vitit të kaluar.
Përditësimi i listës së barnave me 50 ilace të reja, do të bëj të mundur trajtimin e më shumë sëmundjeve, duke nisur nga ato tumorale, të zemrës apo neurologjike. Zvendësministri i shëndetësisë Niko hyka thotë se lista e re krijon më shumë mundësi për trajtimin e pacientëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë