Vdekja e numrit tre të Hezbollahut, sekretari: Po planfikojmë sulm real, jo simbolik

1 Gusht 2024 | 18:05

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u zotua për një “përgjigje të vërtetë” ndaj një sulmi ajror izraelit, ku mbeti i vrarë komandanti i grupit Fouad Shukr në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Tel Avivi fajësoi Shukr për sulmin me raketë të së shtunës që vrau 12 njerëz, megjithëse Hezbollahu ka mohuar çdo përgjegjësi.

“Ne po planifikojmë një përgjigje reale dhe të mirëllogaritur, jo thjesht simbolike”, tha Nasrallah në një fjalim televiziv gjatë funeralit të Shukr.

Vrasja e Shukr u pasua me vrasjen e kreut politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën herët, në një sulm që fajësoi Izraelin.

Pavarësisht kësaj, Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

Nasrallah tha se “Hezbollahu do të rifillojë operacionet e tij të rregullta ushtarake kundër Izraelit të premten.”

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi disa mujor të zjarrit ndërkufitar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026