Zgjedhjet e 4 gushtit, opozita mban në Himarë mitingun përmbyllës të fushatës
2 Gusht 2024 |
20:14
Në Himarë është mbajtur mbrëmjen e sotme mitingu përmbyllës i kandidatit të koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria.
Të pranishëm në takimin e ditës së sotme ishin eksponentë të shumtë të opozitës, si deputeti Flamur Noka, Luçiano Boçi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Gjatë fjalës së tyre, eksponentët e opozitës kanë bërë thirrje për votimin e kandidatit të koalicionit opozitar, duke thënë se në të kundërt, pronat e himariotëve do i kalojnë oligarkëve.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen ditën e diel në 4 gusht, ku përballë njëri-tjetrit garojnë kandidatët Petro Gjikuria i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West