Zgjedhjet në Himarë, Policia: Kemi marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit
Policia e Himarës ka marrë në ruajtje qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se efektivët janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.
Kujtojmë se në zgjedhjet e ditës së sotme në Himarë kandidojnë Vangjel Tavo i PS përballë Petro Gjikurisë së Opozitës.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Policia merr në ruajtje Qendrat e Votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.
Në përmbushje të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Policia në 📍Himarë ka marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie. Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 04.08.2024 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit.
Në të njëjtën kohë, vazhdon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve