Zgjedhjet për kryebashkiakun, Beleri mesazh nga burgu: Zemra ime është në Himarë

4 Gusht 2024 | 11:57

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Bashkisë së Himarës, ku në garë janë kandidatët Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Ndërkohë eurodeputeti Fredi Beleri përmes faqes zyrtare në Facebook ka përcjellë një mesazh në gjuhën greke nga burgu, ku thotë se dotën e sotme minoriteti etnik grek po bën betejën përfundimtare për demokraci.

Ai gjithashtu i ka uruar suksese kandidatit të opozitës, Petro Gjikurisë, duke u shprehur se në duart e tij Himara do të jetë e sigurt.

“Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj prej 425 ditësh, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më kanë shprehur simpatinë dhe më kanë qëndruar pranë kësaj kalvari. Me të gjithë ata që nuk u përkulën përballë metodave të puçit dhe logjikës parademokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.

Suksese nga zemra Petros Gikouria. Jam i sigurt që duart e tij do ta udhëheqin të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme”, ka shkruar Beleri.

Kujtojmë se Beleri u burgos vitin e kaluar me akuzën për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026