“I gjithë shteti zbarkoi në Himarë!”, Dhuli: Këtë fushatë s’dua ta përsëris më kurrë
Juristi Skerdjan Dhuli foli për Euronews Albania në një lidhje direkte nga Borshi. Ai tregoi se procesi për të zgjedhur kryebashkiakun e Himarës është procesi zgjedhor më i pazakontë të cilin nuk do donte ta përsëriste më kurrë.
Sipas Dhulit prej 40 ditësh e më shumë e gjithë vëmendja ka qenë te Himara dhe gjithë shteti me strukturat e tij, duket se është angazhuar për këto zgjedhje.
“Sipas meje ky është procesi zgjedhor më i pazakontë. Është e 7 fushatë që unë zhvilloj për Partinë Demokratike e nuk do doja ta përsërisja më kurrë. Ky proces, e para koha kur zhvillohet ky proces, zgjedhje në muajin gusht ku 80% e saj është vijë bregdetare dhe pesha kryesore i takon ekonomisë së turizmit është e papranueshme.
Së dyti është proces i pazakontë se të paktën 6000 votuesve të Bashkisë së Himarës, ku në total janë 23000 sot u është hequr e drejta e votës.
Në territorin e bashkisë Himarë prej më shumë se 40 ditësh sipas asaj që unë kam parë, është dislokuar i gjithë shteti, ministra, kryetar bashkie, deputet, drejtori i përgjithshëm i IKMT-së, drejtori i përgjithshëm i tatimeve, burgjet, çdo institucion i mundshëm që ka njohur një njeri nga kjo bashki është dislokuar në Bashkinë e Himarës.
Arsye se pse s’do doja ta përsërisja kurrë një fushatë të tillë është edhe fakti se të kesh gjithë shtetin në këmbë nuk është aq e lehtë”,-tha Dhuli.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush