Leonard Duka del në gjykatë, “kyç gojën” në seancë. Jepet masa e sigurisë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, i cili akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 27 gusht të 2019-ës. Po ashtu masa e dytë e sigurisë ka të bëjë me sigurimin e kushtetve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.
Gjatë zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura Leonard Duka i ekstraduar disa ditë më parë nga Belgjika nuk ka pranuar që të jap asnjë shpejgim.
Prej disa vitesh Leonard Duka rezultonte në kërkim si nga policia dhe SPAK.
Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko i cili njihej dhe si krahu i djathtë i të zhdukurit Ervis Martinaj në gusht të 2019-ës në Tiranë.
Veç kësaj ngjarje, 37 vjeccarit iu shtua një tjetër akuzë nga nga SPAK, ajo e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të operacionit të koduar Revanshi, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.
Duka i ndihmuar dhe nga eksponent të tjerë të botës së krimit thurte plane për eleminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë