Konispol| Vrau gruan me sëpatë, gazetarja: Ku ndodhej djali i çiftit në atë moment
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Konispol, ku 69-vjeçari Hyso Islami ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçe, Shano Islami dhe më pas është vrarë nga djali i tij, 40-vjeçari Klement Islami.
Gazetarja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj, është shprehur se ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është prania e mbesës së tyre 10-vjeçare (vajzës së 40-vjeçarit Klement Islami, i cili ka qenë i divorcuar) në momentin e ngjarjes.
Sipas gazetares, ka qenë 10-vjeçarja që ka njoftuar të atin (i cili ndodhej në një kafene pranë banesës) se gjyshi vrau gjyshen dhe po ashtu ajo ka qenë prezente kur babai i saj vrau 69-vjeçarin.
“Pas ngjarjes, mbesa 10-vjeçare ka lajmëruar 40-vjeçarin, i cili ndodhej në një kafe pranë banesës. Klement Islamaj ka mbërritur menjëherë në banesë dhe është shokuar kur ka gjetur të ëmën e vrarë dhe ka debatuar me të atin, duke e shtyrë nga shkallët, ku 69-vjeçari ka gjetur vdekjen. Çifti i viktimave, veç 40-vjeçarit ka edhe dy fëmijë të tjerë në emigracion. Familjarët tregojnë se në më shumë se 40 vite martesë, ai ka abuzuar psikologjikisht dhe fizikisht me bashkëshorten e tij”, tha Lushkaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së