“80% e rasteve nuk shfaqin simptoma”, Tomini: Rreziku nga ethet e Nilit

7 Gusht 2024 | 12:06

Në Shqipëri, deri më tani janë 17 raste të konfirmuara me virusin “Ethet e Nilit.

Ministria e Shëndetësisë  ka bërë me dije se Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha në një intervistë për Euronews Albania se 80 për qind e individëve që mund të infektohen nga ky virus nuk shfaqin simptoma, 20 për qind shfaqin simptoma të lehta dhe vetëm 1 për qind mund të shfaqin shenja neuroevazive.

“80 për qind e individëve që mund të infektohen nuk shfaqin simptoma, pra ata që kanë imunitet të fortë, por 20 për qind mund të shfaqin simptoma të lehta dhe vetëm 1 për qind shfaqin shenja neuroevazive apo prekje të sistemit nervor qendror dhe kjo tendencë në rritje është vënë re në QSUT. Kemi 17 raste të konfirmuara, por për raste të tjera që nuk janë përcaktuara dhe janë në vlerësim e sipër do ketë një përditësim të situatës nëse rastet konfirmohen ose jo në ditët në vijim”, tha Tomini.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026