EMRI| Vodhi 900 mijë lekë në banesën në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar, i identifikuar si Elidon Alla, është arrestuar këtë të enjte nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume prej 900 000 lekësh të reja, në një banesë në kryeqytet.
30-vjeçari akuzohet si autori i vjedhjes së parave në një banesë në rrugën “Mihal Popi”, ngjarje ndodhur më datë 02 gusht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Sekuestrohen 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”.
Si rezultat u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut