Etno Fest Saranda, panairi bën bashkë artizanë të disa krahinave shqipfolëse
Etno Fest Saranda 2024 ka bërë bashkë artizanë nga e gjithë Shqipëria, në një panair ku prezantohen punimet e dorës të krahinave të ndryshme shqipfolëse.
Stendat e vendosura buzë detit, synojnë të mbështesin artizanët dhe njëkohësisht të promovojnë kulturën dhe traditën vendase tek turistët e huaj.
“Nga Tirana, produkte artizanale përgjithësisht punime druri edhe disa me guacka, i punon një punishte që kemi bashkëpunim. Në fakt e pëlqejn e pelqejn shumë, vijnë shpesh herë e thonë që janë të bukura edhe pse keto janë e të përdorshme. Të gjitha i blejn, po më shumë lugë gjera të vogla që ti kenë dhuratë nga Shqipëria.” –thotë një grua
Edhe pse të huajët interesohen ti shohin, apo ti blejn si një copëz që do të marrin me vete nga Shqipëria, sërish artizanët thonë se procesi më i vështirë mbetet tregëtimi i këtyre produkteve.
Simbolet tona kombëtare të punuara në dru apo rërë janë të preferuarat e shqiptarëve te diasporës dhe jo vetëm.
“Punimet i krijoj me dru, guacka dhe rërë. Punët e dorës nuk i vlereson njeri, më problem kemi pasur shitjet. Punimet e dorës me simbole shqiptare i blejn shqiptarët e diasporës. Të huajit kryesisht italuanët, janë të interesuar me tepër per punimet me iniviale. Kji ështe hera e parë që vij ne Sarandë.” –tregon një burrë
“Jam shumë e interesuar për këtë festival, është shumë bukur, unë e vlerësoj Shqipërinë. Më pëlqen kultura juaj dhe njerëzit miqesor. Më pëlqejn të gjitha këto punime dhe simboli juaj kombëtar janë të mrekullueshëm.”-shprehet një turiste.
Ento Fest Saranda 2024 për 10 ditë me radhë shpalos traditë dhe rite të vjetra shqiptare në Sarandë e Ksamil.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset