Vendasit pushojnë në Zvërnec: Janë plazhe të qeta e të pastër dhe çmime të arsyeshme
Vija bregdetare e Zvërnecit dhe Plazhit të vjetër këtë sezon është qendra e pushuesve vendas. Një pjesë e mirë e qytetarëve i zgjedhin plazhet e Zvërnecit sepse çmimet janë më të lira dhe më të arsyeshme.
“Shumë mirë ndihemi, unë kam 15 vjet që bëj plazh këtu në këtë zonë dhe jam shumë e kënaqur, e keni fjalën për çmimet? Normale më janë dukur”,-tha qytetarja.
“Se këtu është një bukuri shumë e madhe, plazhi është shumë i madh, ka një pastërti të shkëlqyer, në çdo 5 metër ka një kosh, ambienti i mirë, vijmë dy herë në javë se jemi nga Berati”,-tha qytetari.
Nga ana tjetër ka nga ata pushues të cilët kthehen ne vendlindje për të pushuar me familjarët e tyre dhe zgjedhin Zvërnecin për të bërë plazh.
“Po shumë mirë, rëra, pastërtia, ne kemi ardhur me pushime, nga Greqia, të kalojmë pushimet këtu sa më mirë, do të qëndrojmë gjithë muajin, çdo vit vijmë sepse jemi vlonajt dhe e frekuentojmë shumë”,-tha qytetarja
Vija bregdetare e Zvërnecit ka marrë një zhvillim të veçantë dhe me ritme shumë të shpejta. Pothuajse e gjithë zona është kthyer në një ambient të qetë me një sërë ofertash dhe shërbimesh të cilat tërheqin një pjesë të mirë të vizitorëve vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet