Ujku në çatinë në Londër bie pre e hajdutëve, vidhet vepra artistike e Basnkyt

8 Gusht 2024 | 18:41

Një vepër e katërt artistike e Banksy e zbuluar në Londër është vjedhur pak pasi është zbuluar. Banksy ka marrë përsipër autorsinë e kësaj, ashtu siç bën gjithnjë, vepre me anë të një postimi në instagram.

Të enjten, artisti i rrugës me bazë në Bristol postoi një imazh në Instagram të siluetës së një ujku që ulërinte në Hënë, e cila ishte në fakt një antenë televizori, në Rye Lane, Peckham, në jug të Londrës.

Ekipi i shtypit i Banksy i tha BBC-së se ata “besonin” se ishte vjedhur.

Policia Metropolitane tha se ishte thirrur për raportime për një “antenë të vjedhur që përmbante vepra arti”, por nuk ishte bërë asnjë arrestim.

Një burrë duket se ka dëshmuar të gjithë ngjarjen. Ai është shrpehur se i ka parë burrat me maska teksa merrnin antenën dhe i ka filmuar ata, madje pati edhe një konfrontim fizik me hajdutët.

Vepra artistike ishte e katërta e Banksy që u zbulua në Londër që nga e hëna. Artisti i rrugës pretendoi gjithashtu meritën për tre kompozimet e tjera të siluetave të zeza, të cilat u shfaqën nëpër kryeqytet si pjesë e një serie me temë kafshësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026