Rishfaqet artisti misterioz Banksy, veprat e tij mbulojnë ndërtesat e Londrës
Banksy ka zbuluar një vepër të re arti në anën e një ndërtese në jugperëndim të Londrës.
Pjesa e firmës së artistit të pakapshëm tregon një dhi të ulur në një parvaz ndërsa shkëmbinjtë bien, është pikturuar në një mur në Kew Green, Richmond. Ai postoi një fotografi të veprës së artit në Instagramin e tij të hënën, në të njëjtën formë ai edhe më parë ka marrë përgjegjësinë për veprat e tij.
Pjesa përmbante gjithashtu një kamerë CCTV të jetës reale, e cila ishte drejtuar nga dhia, por që atëherë ajo është zhvendosur në pozicionin e saj origjinal. Disa sugjeruan që imazhi i një dhie në një greminë përfaqësonte racën njerëzore që aktualisht është “në prag të zhdukjes”.
Të tjerë e interpretuan përfshirjen e kamerës CCTV në veprën e artit duke pretenduar se ajo tregon se edhe në hapësirat më të vështira, nuk ka privatësi.
View this post on Instagram
Por “Dhia” nuk ështe e vetmja vepër arti e bërë këto ditë nën emrin e Banksy, ai gjithashtu ka postuar në instagram një tjetër murale. Në muralen e dytë duken dy elefantë nga dy dritare të një ndërtese në Londër duket sikur duan të prekin feçkat
Artisti nuk ka shkruar asgjë në të dy postimet duke lënë të lirë në interpretim të gjithë artëdashësit.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve