Ambasadori turk komenton nga Korça telefonatën e Erdogan me Ramën
“Partneriteti strategjik do të vazhdojë, siç ju e thatë me të drejtë, Shqipëria ka blerë nga Turqia, dronët BAYRAKTAR, këto marrëdhënie do të vazhdojnë”.
Kështu i është përgjigjur ambasadori i Turqisë nga Korça, pyetjes se Euronews Albania mbi telefonatën e Ramës me Erdogan.
I pyetur lidhur me organizatën FETO të shpallur si terroriste nga Turqia, ambasadori Tayyar Kağan Atay u shpreh se FETO nuk është rrezik vetëm për Turqinë por edhe për Shqipërinë ndaj pastrimi i tyre nga institucionet arsimore dhe fetare duhet të jetë vendimtar.
“Lidhur me organizatën FETO duhet te pyesni kryeministrin Edi Rama se si është përgjigjur në telefonatë por mund të them se pjesa e pastrimit të FETO-s nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë, është edhe çështje e shtetit shqiptar, ata janë të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet të bëhet vetëm për Turqinë por edhe për një të ardhme më të sigurt të vendit tuaj. Do të marrim përfundimet për këtë temë, ka zhvillime. Dua të theksoj se FETO nuk do jetë pengesë për vazhdimin e partneritetit miqësor të të dyja vendeve. Nuk do lejojmë që të helmojnë miqësinë midis dy shteteve. Kjo është punë që ne do t’i shkojmë deri ne fund”, u përgjigj ambasadori për Euronews Albania.
Deklaratat e ambasadorit janë bërë nga Korça, ku po merr pjesë në një aktivitet për bletërritjen, ku pjesëmarrëse është edhe ministrja e bujqësisë Anila Denaj
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil