“Mediat sociale, fashizëm digjital”, Erdogan kritikon qëndrimet në rrjete për Gazën
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar rrjetet sociale për fashizëm dixhital.
Komentet e liderit turk bëhen ndërsa zyrtarët turq janë nëë diskutime me përfaqësuesit e platformës Instagram për të rivendosur aksesin në territorin e Turqisë.
Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Turqi bllokoi aksesin në aplikacionin e njohur të mediave sociale të premten në mëngjes pa dhënë arsye për këtë vendim.
Vendimi u mor pasi, Shefi i Komunikimit të Qeverisë Turke, Fahrettin Altun kritikoi Instagramin për gjoja bllokimin e postimeve ngushëlluese për vdekjen e kreut të Hamasit, i cili u vra në një sulm ajror para agimit në Teheran, Iran javën e kaluar.
Turqia nuk e konsideron Hamasin një organizatë terroriste.
Erdogan e ka përshkruar grupin si një lëvizje çlirimtare dhe ka kritikuar operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.
Presidenti tha se platformat e mediave sociale se sillen si mafie dhe tha se ata nuk mund të “toleronin as fotot e martirëve palestinezë”.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu konfirmoi autoritetet turke ishin takuar me përfaqësuesit e kompanisë së Instagram javën e kaluar dhe mbajtën një raund të ri bisedimesh, por pa arritur një zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë