Aksident me 2 të lënduar në aksin Korçë-Pogradec

9 Gusht 2024 | 14:38

Një aksident me pasojë dy të lënduar është shënuar pasditen e së premtes në aksin rrugor Korçë -Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zvirinë

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një fugon mallrash e një mjet tip “Opel”. Nga përplasja e fortë mjeti “Opel” ka dalë nga rruga duke u përmbysur jashtë saj. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të lënduar janë dy persona, te cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkakun e këtij aksidenti që është i dyti ditën ditë e sotme, në aksin nacional Korçë – Pogradec, aksidente që kanë sjellë 4 të plagosur. Ndërkohë, vetëm gjatë ditëve të fundit në aksin rrugor Korçë – Qafë Thanë ka pasur 4 aksidente me 11 të plagosur

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026