Qëllon me kallashnikov ndaj banesës së vjehrrit të djalit, arrestohet 63-vjeçari
Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij.
Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)