Ngjalli debate nëse është burrë apo grua, boksierja algjeriane fiton medaljen e artë

10 Gusht 2024 | 13:55

Imane Khelif sapo ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë algjeriane që fiton një medalje dhe atë të artë ndaj Yang Liu të Kinës, e cila merr medaljen e argjendtë.

Tifozët e përkrahën fuqishëm boksieren e përfolur algjeriane në fushën Philippe-Chatrier, duke valëvitur flamujt algjerianë dhe duke brohoritur për kampionen e re olimpike.

Imane Khelif e fitoi raundin e parë ndaj Yang Liu, duke dominuar dhe goditur disa herë saktë kinezen.

Ishte e njëjta gjë edhe në raundin e dytë pasi një grusht i fortë nga algjeriania e shtyu Yang litarët në sekondat e hapjes.

Pas tre raundesh me vendim unanim, Imane Khelifi fitoi medaljen e artë dhe filloi festën.

26-vjeçarja bëri histori duke u bërë vetëm boksierija e dytë algjeriane që fiton një medalje të artë në Lojërat Olimpike.

Rruga e Khelif për në finale u errësua nga polemikat mbi pranueshmërinë e saj për të luftuar në konkurrencën e femrave.

Boksjeria alrgjeriane fitoi meçin e saj hapës të enjten, kur kundërshtarja Angela Carini e Italisë e braktisi me lotë luftën pas vetëm 46 sekondash. Përfundimi i pazakontë shkaktoi debate në sport duke  pretenduar në mënyrë të rreme se Khelif ishte burrë ose transgjinor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026