Fluksi i lartë lëvizjeje në Kakavijë, pala greke punon me sportele të reduktuara

10 Gusht 2024 | 14:48

Në pikën kufitar të Kakavijes gjatë kësaj fundjave është regjistruar një fluks i lartë lëvizjeje. Fluksi i lartë i hyrjeve në Shqipëri këtë javë të parë të gushtit, është rritur ndjeshëm teksa emigrantët shqiptarët kthehen në vendlindje.

Sipas Policisë Kufitare në  Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e PPK Kakavijë kanë  përpunuar 9991 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 6436 në hyrje dhe  3555 në dalje,  si dhe 3179 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1984  në hyrje dhe 1195 në dalje.

Gjatë ditës së shtunë Policia Kufitare në Kakavije ka punuar me ritme të përshpejtuara duke evituar radhët e pritjes në sportelet e dokumentave. Pala greke po punon me sportele të reduktuara duke bërë që në tokën greke të regjistrohen radhë pritje në kufi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026